• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Me këtë fotogradfi, Abdixhiku përkujton Xhemail Mustafën

nga Bota Press
23 Nëntor, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Xhemail Mustafën në 22-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së thotë se vrasja e tij në hyrje të banesës ishte tronditje e madhe jo vetëm për familjen dhe rrethin e bashkëpunëtorëve, por për mbarë vendin e sapodalë nga lufta.

“Më 23 nëntor të vitit 2000 u shua mizorisht nga jeta Xhemail Mustafa, njëri ndër kolosët e lëvizjes politike të viteve ’90. Vrasja e tij në hyrje të banesës ishte tronditje e madhe jo vetëm për familjen dhe rrethin e bashkëpunëtorëve, por për mbarë vendin e sapodalë nga lufta. Vrasja e Xhemail Mustafës ishte goditje e rëndë ndaj vlerave më të larta të kombit dhe të vetë demokracisë, për të cilën ai nuk u ndal së punuari gjatë gjithë jetës”.

Abdixhiku tutje thotë se roli dhe kontributi i Xhemail Mustafës në rrugëtimin për liri dhe pavarësi është i pashoq, eliminimi i tij nga dora e zezë që nuk ia deshi të mirën Kosovës ishte vetëm eliminim fizik, ngase ideali i tij për shtetndërtim nuk u ndal asnjëherë, e vazhdon të jetë inspirim për gjeneratat që vijnë.

“Xhemail Mustafa ishte profil shumëdimensional i shkrimtarit, publicistit, gazetarit e këshilltarit politik, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Rugova. Ai ka punuar si redaktor në fushën e kulturës në gazetën ‘Rilindja’, pastaj zelli i tij prej një doajeni të gazetarisë e informimi të opinionit publik vazhdoj edhe në QIK (Qendrën Informative të Kosovës) deri në momentet e vrasjes së tij. Sot, edhe pas 22 vjetësh, përderisa vrasja e tij mbetet e pazbuluar për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë. Edhe sot kur kanë kaluar më shumë së dy dekada nga vrasja e Xhemail Mustafës, ai mbetet figura e njeriut modest, të qetë, fjalëpak që rrezatonte mirësi e maturi. I tillë do të jetë nderimi për jetën dhe veprën e tij. I përjetshëm kujtimi për Xhemail Mustafën”, shkroi mes të tjerash Abdixhiku.

Tags: AbdixhikuLumirxhemail mustafa

Të ngjashme

Lajme

Kiara bën ndryshim mahnitës në pamje

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Kosovë

ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me emisarin britanik për dialogun

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Kosovë

Trendafilova thotë Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Kosovë

Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të PSD’së u caktohet masa e ndalimit 48 orë

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Kiara bën ndryshim mahnitës në pamje
  • ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me emisarin britanik për dialogun
  • Trendafilova thotë Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm
  • Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të PSD’së u caktohet masa e ndalimit 48 orë
  • Policia aksion në veri, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.