• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Me këngë e valle qytetarët po kremtojnë festën e flamurit në kryeqytet

nga Bota Press
28 Nëntor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Me flamuj, këngë, valle e aktivitete të ndryshme po vazhdon të kremtohet festa e 28 nëntorit në kryeqytet.

Të bashkuar e krenarë qytetarët kanë dalë në sheshet “Zahir Pajazit”, “Nënë Tereza” e “Skënderbeu në Prishtinë, por ata thonë se është dashur të ketë më shumë aktivitete për Festën e Flamurit.

Turpi i parlamentarëvë e qeveritarëve nga Kosova: Tentojnë ta anashkalojnë figurën e Presidentit Rugova!

 

Besnik Grajqevci, njëherësh artist, tha se ka një mungesë të përkushtimit për këtë festë, sipas tij është dashur të organizojnë më mirë pasi është derdhur shumë gjak për këtë festë.

“Kam dal si qytetar i rëndomtë për ta shikuar sheshin e Prishtinës, si po festohet kjo festë… E shoh një mungesë, përkushtim jo të duhur, për arsyeje se kjo është njëra ndër festat kryesore të kombit tonë dhe kudo që frymon populli shqiptar, kudo që jetojmë, veprojmë duhet ta kemi koncentrimin më të madh te kjo festë, për arsyeje se është bërë shumë flijim i madh për këtë festë. Andaj, mendoj se do duhet të ishte një organizim më i mirë”, tha Grajqevci.

Dibran Gashi, qytetar, shprehur tejet i gëzuar për festën e 28 nëntorit. Ai thotë se është dashur shumë punë për të arritur në këtë ditë.

“Me dëshirë dhe vullnet kam dalë ta festojë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar. Jemi të lumtur dhe të gëzuar që ka arritur kjo ditë, të bëjmë këtë festë me kënaqësi… Festa e flamurit është një festë e madhe mbarëkombëtare, e cila përfshin të gjitha trojet, pavarësisht ku gjenden shqiptarët në gjithë botën”, tha Gashi.

Shyqeri Azemi, qytetar, tha po ashtu se është dashur të organizohen më shumë aktivitete në shenjë të kësaj feste.

“Sot është ditë e veçantë, është festa e flamurit, festa e pavarësisë 28 nëntori… Por, besoj se duhet të ketë më shumë aktivitete”, tha Azemi.

Shukri Retkoceri, qytetar nga Ferizaj, e sheh këtë festë si të zbehur. Sipas tij komuna është dashur të organizojë më shumë aktivitete.

“Festë e madhe, kombëtare… Unë çfarë po shoh në Prishtinë, kjo festë si e zbehur, jo e gjallë sikur duhet të jetë, mirëpo ka qenë dashur komuna ta organizojë pak më mirë”, tha Retkoceri.

Gjatë ditës së sotme, Drilli ushtarak i Togut Ceremonial të FSK-së me rastin e 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë ka mbajtur aktivitet në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” në Prishtinë.

Po ashtu është përuruar shtatorja e profesor Anton Çettës në oborrin e Universitetit të Prishtinës, dhe shtatorja e Faik Rexhepit, përmes të cilës, i pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se skulptura tregon rezistencën paqësore mbarëkombëtare përkundër terrorit serb.

Me 28 nëntor shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë si dhe kujtojnë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tags: 28 Nentorikombetare

Të ngjashme

Ekskluzive

Ja krimet e Oliver Ivanoviqit të kryera në natën 2 e 3 Shkurtit të vitit 2000?

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Kosovë

Adriatik Kelmendi: Nuk janë “isharete” të mira! Vuciq e Daciq po ledhatohen nga SHBA-ja, për herë të parë pas 30 e kusur vjetësh!

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Lajme

Tuna nuk i lë vend imagjinatës, publikon foto të ‘nxehtë’ nga pushimet në Zanzibar

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023
Kosovë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy persona të shpallur në kërkim

nga Bota Press
2 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Ja krimet e Oliver Ivanoviqit të kryera në natën 2 e 3 Shkurtit të vitit 2000?
  • Vdes trajneri i njohur i futbollit kosovar
  • A do të preket Kushtetuta me Asociacionin dhe marrëveshjen finale?
  • Ngjarje e rëndë sapo tronditi Prishtinën, ka të vdekur…
  • S’ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.