Sipas mediave ngjarja ka ndodhur kur tifozi britanik po shikonte çerekfinalen e Euro 2020 kundër Ukrainës, ndërkohë që shqiptari i kishte zënë pamjen e televizorit gjatë kohës që po luhej ndeshja.
Kjo gjë ka acaruar tifozët dhe 59-vjeçari i ka kërkar Plumb Hysës që të largohet, pasi i kishte zënë pamjen e televizorit gjatë ndeshjes.
Fillimisht Hysa pranoi të largohej dhe çdo gjë dukej normale. Por shqiptari siç duket ishte acaruar nga kërkesa e tifozit britanik dhe mori një thikë të cilën e kishte fshehur në pantallona dhe pasi e hasi në tualet e goditi te herë me thikë.
Pas ngjarjes, 59-vjeçarit iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi thika i shpoi zorrën, duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme, ndërsa njëra plagë ishte pranë zemrës.
Hysa, nga Bootle, Merseyside, u deklarua fajtor për plagosjen me qëllim për të shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe posedim të një arme të ftohtë. Ai u burgos për nëntë vjet në Chester Crown Court të enjten.