Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, shprehet se nuk do të nxitohet për t’u rikthyer në kafaz pas operacionit që kreu në këmbë.
Ai u dëmtua në fund të raundit të parë në eventin UFC-264, kur humbi duelin ndaj Dustin Poirier me vendim të mjekëve.
“Nuk dua të nxitohem, por të dëgjoj këshillat, gjë që e kam bërë shpesh së fundi. Kjo bëri që situata tani të jetë më mirë dhe të rikthehem në stërvitje. Ndihem mirë tani që hoqa patericën dhe eci me këmbët e mia. Nëse mendoni se një këmbë e thyer mund të më ndalojë, gaboheni”, u shpreh irlandezi./Botapress/