Një 58-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë, pasditen e sotme. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35.
Viktima është identifikuar si Naim Mustafaj,58 vjeç, banues në Burrel. 58-vjeçari është mbytur teksa është futur në det për t’u larë.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. “Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë./Botapress/