Për shkak të grevës së fermerëve është ndërprerë komunikacioni në kalimin kufitar greko-maqedon për udhëtarët dhe automjetet.
Kufiri mund të kalohet vetëm këmbë.
Siç thuhet, rreth orës 16 e 30 në kalimin kufitar fermerët me traktorë kanë bllokuar kalimin, ndërsa deri me tash nuk ka informacione se sa do të zgjasë bllokada, raportojnë mediat greke.