[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbyllen dy rrugë për qarkullim nga reshjet e borës



Ruga  Glloboqicë-Tetovë e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë dhe rruga tjetër Brezovicë-Prevallë janë mbyllur

Në njoftimin e dërguar thuhet se mbyllja e rrugëve ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta te borës që kanë rënë gjatë ditës së sotme.

“Njoftojmë se per shkak të reshjeve të shumta te borës që kanë rënë gjatë ditës së sotme janë mbyllur për qarkullim perkohesisht rrugët Glloboqicë-Tetovë e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë dhe rruga tjetër Brezovicë-Prevallë”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Tutje në njoftim thuhet se ky bllokim ka ardhur si rezultat i rreqitjes se orteqeve të medha të borës. Zhbllokimi i ketyre rrugëve pritet që të bëhet nga nesër ne mengjes nga ekipet tona per mirëmbajtjen e rrugëve.