• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mbrojtja zbulon se për Thaçin kanë ofruar garanci për lirim më shumë se një shtet

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, që kryesohet nga avokati amerikan Gregory Kehoe ka thënë se klientit të tij i është ofruar garanci për lirim nga më shumë se një shtet, raporton Gazeta Botapress.

Kehoe në shkresën e tij drejtuar Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka thënë se dy shtete anëtare të NATO-s janë garantuese dhe ka kërkuar që Thaçit t’i mundësohet lirimi në njërën nga këto shtete.

“Më 30 qershor 2021, pas sigurimit të garancive nga dy shtete anëtare të NATO-s, njëra prej të cilave është shtet kontribuues i Dhomave të Specializuara të Kosovës, dhe në përputhje me mendimin e përbashkët të gjyqtarit Ambos, Mbrojtja kërkoi lirimin e z. Thaçi në vendet e treta të lartpërmendura. Me qëllim të vlerësimit të realizueshmërisë së garancive të dorëzuara, Mbrojtja i kërkoi Gjyqtarit të Procedurës Paraprake që të kërkojë pikëpamjet e vendeve të treta të lartpërmendura në lidhje me lirimin e përkohshëm të z. Thaçi, ose në mënyrë alternative, të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi në njërën prej këtyre dy vendeve të treta”, thuhet në dokumentin e Mbrojtjes së Thaçit dërguar Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

Kehoe ka thënë se nuk ka rrezik që klienti i tij të ikë apo që të bëjë përpjekje për të penguar procedurat e Gjykatës, dhe gjithashtu thekson se s’ka ndonjë rrezik që Hashim Thaçi “të kryejë ndonjë vepër tjetër penale”.

Kehoe gjithashtu si argument për lirimin e Thaçit nga paraburgimi e përdor edhe garancinë e dhënë nga Policia e Kosovës.

“Në çfarëdo rasti, nëse kërkohet, z.Thaçi konfirmon se ai është i gatshëm që të pranojë arrestin shtëpiak nën çfarëdo kushti të arsyeshëm që Gjykata e Procedurës Paraprake e sheh të nevojshëm, përfshirë edhe kushtet standarde të arrestit shtëpiak për të plotësuar çdo kërkesë apo shqetësim të Prokurorisë dhe Gjykatës”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes.

 

Tags: Hashim Thaci

Të ngjashme

Lajme

Shqipëri, presidenti i ri mbetet pa emër – drejt ezaurimit pa kandidatë edhe raundi i dytë

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Lajme

Tifozët e Liverpoolit nuk po ndalen, gati sa nuk e djegin autobusin e klubit

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Lajme

Vazhdon kërkimi për gjetjen e qytetarit që ra në lumin e Klinës

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Lajme

Dua Lipa dhe Rita Ora koncert madhështor në Tiranë

nga Bota Press
22 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Shqipëri, presidenti i ri mbetet pa emër – drejt ezaurimit pa kandidatë edhe raundi i dytë
  • Tifozët e Liverpoolit nuk po ndalen, gati sa nuk e djegin autobusin e klubit
  • Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lum në fshatin Deiq të Klinës
  • Vazhdon kërkimi për gjetjen e qytetarit që ra në lumin e Klinës
  • Dua Lipa dhe Rita Ora koncert madhështor në Tiranë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.