Mbreti Charles fotografohet për herë të parë në zyrë, bën gjestin prekës

Mbreti Charles ndodhet në Skoci, pas funeralit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por së fundmi një foto e re e tij është publikuar.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, Charles u bë menjëherë Mbret dhe kështu mori të gjitha detyrat që vinin me të. Në imazhin e ri, të publikuar nga Buckingham Palace, monarku shihet në dhomën e shekullit të tetëmbëdhjetë në Pallatin Buckingham duke kryer detyra zyrtare nga Kutia e Kuqe e Mbretit.

Si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 territoreve të tjera të Commonwealth, Charles duhet të lexojë dhe të nënshkruajë dokumentet e dërguara nga qeveritë.

Në foton e bërë javën e kaluar, Mbreti Charles mund të shihet duke marrë letra nga Kutia e famshme e Kuqe, duke ringjallur foton klasike të Mbretëreshës Elizabeth përballë Kutisë të Kuqe. Ndërsa, monarkia kishte veshur një kostum blu për foton.

 

Ky imazh u plotësua me një foto bardh e zi të prindërve të Charles, Mbretëreshës dhe Princit Philip që dalloheshin në sfond. Fotografia ishte një dhuratë e vjetër e Krishtlindjeve nga Mbretëresha për babain e saj, Mbretin George VI./Botapress.info/

ngjashme