Përfundon pjesa e parë, Italia – Zvicra 1:0. Dy minuta shtesë. Italia më e mirë. Italianët më kërkues në periudhën në parë.
Një gol i shënuar dhe një i anuluar. Në minutën e 10-të, Immobile nga një pozitë ideale por goditja e tij me kokë shkoi mbi tërthorësen.

Në minutën e 19-të, anulohet goli i Chiellinit pasi u shikua sistemi VAR. Aty shihej se Chiellini ka luajtur me dorë. Ai pas pesë minutave (24’) u largua nga fusha për shkak të lëndimit.
Një veprim i shpejt që rezultoj me gol në minutën e 26-të. Mat me dy veprime! Beradi depërton në thellësi dhe asiston deri të Manuel Locatelli i cili nga afërsia me gjakftohtësi shënon për 1:0.
Italia – Zvicra 1:0
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Locatelli (26’).
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini (Acerbi 24’), Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq dhe Embolo.
39′ Po afrohet fundi i pjesës së parë.
37′ Berardi i papërshtatshëm për Zvicrën. Leonardo Spinazzola goditi plogësht e jashtë portës.
35′ Shaqiri dhe Seferoviqin nuk po gjejnë asnjë hapësirë.
33′ Zvicra kërkon këndelljen, ndërsa Italia të thellojë epërsinë.
31′ Zvicra do të ketë punë të vështirë ndaj Italisë në formë.
29’ Zvicra në presion. Shaqiri me shokë kërkojnë barazimin.
Italia – Zvicra 1:0
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Locatelli (26’).
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini (Acerbi 24’), Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq dhe Embolo.
26′ Italia në epërsi. Berardi depërton në thellësi të 16-shit, ia kthen topin në qendër Manuel Locatelli i cili nga afërsia shënon për 1:0.
.24′ Acerbi futet në lojë në vend të Chiellinit.
22′ Lojë me ritëm, Italia prore e rrezikshme.
18′ Korrneri i parë për Italinë. Chiellini shënon por anulohet pas shikimit të VAR pasi që kishte luajtur me dorë.
17′ Zvicra po mbrohet mjaft mirë, ndërsa Italia e rrezikshme përmes Immobiles.
14′ Italia e kërkon me ngulm epërsinë.
12′ Italia bën presion.
10′ Immobile dështon nga pozitë ideale, gjuan me kokë mbi portë.
8′ Nuk ka asnjë rast deri me tash, lojë e mirë.
6′ Italia ka iniciativën.
4′ Italia vetëm duket e rrezikshme.
3′ Zvicrës i duhen pikët sikur buka.
1′ Fillon ndeshja.
Intonohen himnet.
Futbollistët dalin në fushë.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me shokë kërkojnë rezultat në duel me Italinë. Edhe pak minuta kanë mbetur para sfidës së madhe, Itali – Zvicër.
Në Grupin A, Uellsi aktualisht kryeson me 4 pikë, pasojnë Italia 3, Zvicra 1 dhe Turqia 0 pikë.
Italia – Zvicra
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Schar, Akanji, Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Shaqiri, Seferoviq dhe Embolo.