[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbledhet PDK, diskuton edhe për zgjedhje të parakohshme!



Partia Demokratike e Kosovës, sot ka me u mbledhë për me diskutue për organizimin,  zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të vitit, por edhe për mundësinë eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryetari Kadri Veseli ka ftue mbledhjen e Keshillit Drejtues n’ora 15:00 në Emerald, ku simbas burimeve të gazetametro.net, pritet që këto dy tema me qenë pikat kyçe të takimit.

Në këtë mbledhje, përveç tjerash lideri i PDK’s pritet me i njoftue anëtaret e Këshillit Drejtues për gjendjen politike, agjenden e institucioneve për 2017 dhe për sfidat që e presin vendin gjatë këtij viti.

Veseli pritet me diskutue me anëtaret e Këshillit Drejtues edhe për zhvillimet politike në degët e PDK’së, mbasi këtë vit ka zgjedhje lokale.

Gjithashtu, në këtë takim ka me u folë edhe për qëndrimin e partisë për agjendën e zgjedhjeve nacionale, që me shumë gjasë pritet me ndodhë mbrenda këtij viti.