[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbi dy orë pritje për një kontroll në QKUK



Gani Javori është pacinet i rregullt i Klinikes Interne në QKUK dhe sa here që vjen për kontroll pret jo më pak se 2 orë. Ai vuan nga sëmundja e diabetit dhe mosha po ia vështirëson edhe më shumë pritjet në këto korridore.

Javori pohon se pritjet për kontrolla janë irituese por se nuk ka zgjidhje tjetër për shkak se trajtimin në privat nuk arrin ta mbulojë “Jam me diabet që 5 a 6 vjet,isha ma heret, kam pritur 2 orë , tash edhe nja 3 orë qëtu jam tu prit, veq kurqysh kushtet e kqija.

Me insulina, herë gjejmë here jo, keq i kemi punët” Të tillë si Javori janë të gjithë këta persona që mbushin cdo ditë korridoret e kësaj klinke, e shumica prej tyre pohojnë se po presin për vizitë tek kariologu.

Të moshuar e shumica shoqërohen nga familjarë të rinjë të cilët presin në këmbë në vend të tyre për ta ruajtur rendin e vizitës.

Mirëpo as ulëset nuk janë të mjaftueshme dhe shumica presin në këmbë. Tollovinë në pitje në këto podrume e pohon edhe vet drejtori i klinikes, së kardiologjisë Basri Sejdiu.

Ai ka thënë se kjo po ndodh për shkak së në këto podrume janë të vendosura numër i madh i ambulancave specialistike./GazetaTribuna/.