Mbi 800 persona vdiqën në Kosovë vetëm gjatë muajit korrik

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për natalitetit dhe mortalitetin për muajin korrik 2022.

Sipas ASK-së, në muajin korrik janë regjistruar 2 498 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë 303 janë meshkuj dhe 1 mijë 195 janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 835 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 457 janë meshkuj dhe 378 janë femra.

LEXO EDHE KETE

Vazhdojnë kërkimet në malet e Dragashit për 26-vjeçarin e zhdukur para dy javësh

“ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, njofton ASK-ja.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër./Botapress.info/

ngjashme