Botapress 7 Maj – Në raportin e fundit 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.
IKSHPK ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri aktiv është 7.156
Në raportin e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).