Botapress 3 Maj – Gjendja epidemiologjike në Kosovë duket se është përmirësuar.Kjo vërehet nga shifrat e të infektuarve, gjatë javës së kaluar.
Që nga e hëna (26 prill) deri më dje (2 maj), janë raportuar 1493 raste me Covid-19.
Brenda kësaj periudhe kohore, si pasojë e infektimit me koronavirus kanë ndërruar jetë 54 persona.
Kosova aktualisht është pa vaksina kundër këtij virusi, pasi që kontigjenti i parë prej 24 mijë dozave është harxhuar.
Kontigjenti prej 5 mijë vaksinave pritet të vije këtë të mërkure.
Kështu ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
“Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë“, tha ajo.