• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mbi 1.3 miliardë euro të hyrat nga Dogana

nga Bota Press
29 Nëntor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Doganat e Kosovës nga fillimi i vitit deri tash,  ka arritur të grumbullojë të hyra për buxhetin e Kosovës mbi 1.3 miliardë euro. Apo 11 për qind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas Adriatik Stavilecit, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ky vit konsiderohet më i suksesshmi që nga themelimi i Doganave. Ai po ashtu ka thënë se mallrat e importuara nga Serbia, nuk janë rritur si sasi, por në vlera monetare ka pasur rritje, e kjo ka bërë që të duket se ka rritje më të madhe të importit. Pa ashtu ai ka thënë se rritja e të hyrave, ka ardhur si rezultat i luftës ndaj kontrabandës.

“Sa i përket të hyrave Dogana e Kosovës, është duke e kaluar një prej viteve më të suksesshme, që nga themelimi i saj. Dhe realisht për momentin që flasim deri tani kemi të hyra rreth 1 miliardë e 356 milion euro të grumbulluara për buxhetin e Kosovës. Derisa nëse kjo krahasohet gjithmonë me të dhëna historike realisht me vitin e kaluar, ne vërejmë që kemi rreth 140 milion euro më shumë se viti i kaluar apo nëse shprehet në përqindje statistikore, kemi arrit të mbledhim rreth 11 për qind më shumë se vitin e kaluar. Që është një lajm me të vërtet pozitiv, sa i përket aspektit të mbledhjes të të hyrave”, tha Stavileci.

Stavileci ka thënë se mallrat e importuara nga Serbia, nuk janë rritur si sasi por në vlera monetare ka pasur rritje e kjo ka bërë që të duket se ka rritje më të madhe të importit.

“Ka importe nga Serbia por duhet të theksohet gjithmonë se ka qarkulluar lajme të ndryshme mbi rritjen e vlerave. Por secili import jo vetëm nga Serbia, po nga gjitha vendet e ndryshme duhet të matet në aspektin sasior. Realisht kemi sasi të produkteve të cilat vinë nga Serbia apo nga iks vendet tjera, e në këtë kontest ne kemi më pak mallra të importuara nga Serbia, në aspektin e peshës. Por për shkak të shtrenjtimit apo për shkak të rritjes së çmimeve jo vetëm në Ballkan, po në të gjithë globin në aspektin monetar, mund të kemi më shumë. Duket më shumë vlerë e madhe nga Serbia, por realisht nuk kemi rritje reale, por kemi ulje të importit nga Serbia”, tha Stavileci.

Sipas tij, indikatorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave janë, lufta ndaj kontrabandës dhe evazionit fiskal.

“Me vet faktin që kemi rreth 140 milion euro më shumë të hyra se vitin e kaluar, nënkupton që ne jemi shumë më efikas në targetimin e tregtisë ilegale, ilegjitime . Dogana e Kosovës gjatë gjithë kohës kap raste të ndryshme në baza të përditshme. E më së shumti punën edhe në parandalimin e veprimtarive ilegale. Se nuk mund të kemi edhe rritje të të hyrave në anën tjetër, e një anët të kemi rritje të kontrabandës , pasi që nëse njëra pjesë rritet atëherë domosdoshmërisht diçka duhet të zvogëlohet e në këtë rast është zvogëluar kontrabanda”, tha Stavileci. /Botapress.info/

 

Tags: doganaFitimetKosoves

Të ngjashme

Ekskluzive

“Do të ketë tërmet me magnitudë 7.5”, si e parashikoi eksperti holandez tërmetin e Turqisë 3 ditë para se të ndodhte

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Kosovë

Konfirmohet: Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës është i rrejshëm

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Kosovë

Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, thotë avokati serb

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Botë

Të paktën 2300 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • “Do të ketë tërmet me magnitudë 7.5”, si e parashikoi eksperti holandez tërmetin e Turqisë 3 ditë para se të ndodhte
  • Konfirmohet: Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës është i rrejshëm
  • Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, thotë avokati serb
  • Të paktën 2300 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri
  • Luizi lë pas Donaldin, thyen rekordin e fundit të vendosur nga ai

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.