[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Matoshi: Kërkesa për ekstradimin e Haradianjt në tokën armiqësore, është skandal



Publicisti, Halil Matoshi ka thënë se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Sipas Matoshti, rasti Haradinaj dëshmon shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, pasi është duke u gjykuar në një gjykatë të një niveli të ulët në Francë dhe po gjykohet një njëri që është shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.

“Kërkesa për ekstradim në tokën armiqësore është skandal. Haradinaj doli i pafajshme nga Haga dhe nuk mundet Serbia të gjykojë atë”, tha ai në emision Click.

Tutje Matoshi tha, se është fajtore Franca për ngadalësimin e rastit Haradinajt, pasi ky i fundit e ka shpaguar veten para drejtësisë ndërkombëtare. Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është pikërisht Haradinja ai që ka kontribuar për çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

Qëllimi i Serbisë, sipas Matoshit është që të krijojë sa më shumë tension dhe se shteti i Kosovës të mos dijë me çka të merret më parë.