• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Matoshi dhe Spahiu e mbështesin Abdixhikun që refuzoi të takohet me presidentin shqiptar shkak i lokacionit

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Dy analistët politikë, Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu i kanë dalë në mbrojtje kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, për vendimin që të mos takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj – shkak i lokacionit.

Abdixhiku kërkonte që takimi të zhvillohet brenda selisë së LDK-së, ndërkaq Begaj e ftoi Abdixhikun në Kuvend. Rrjedhimisht takimi nuk ndodhi.

E sipas Nexhmedin spahiut, “Abdixhiku me plotë të drejtë e ka refuzuar takimin”.

“A mund të më tregojë dikush se çfarë problemi ka që një president shteti të takohet me liderin e një partie politike në selinë e asaj partie? Takohesh në një teren neutral vetëm atëherë kur ke probleme me konceptin e asaj partie”, ka shkruar Spahiu në Facebook, të mërkurën. “E pra Lumir Abdixhiku me plot të drejtë ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë në ambient “neutral”. Më afrohesh deri te gardhi I shtëpisë e nuk do të futesh në shtëpi…. e jo nuk është ky një qëndrim as vëllazëror e as miqësor”.

Ndërsa Halil Matoshi ka thënë të mërkurën se “Lumir Abdixhiku ka krenari”.

Pos tjerash ai refuzimin e të parit të LDK-së e ka lidhur edhe me demokracinë e kësaj partie politike.

“Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi në Facebook.

Por Abdixhiku ka marrë kritika për refuzimin e takimit me presidentin shqiptar shkak i lokacionit.

Kritikët thonë se më 19 maj të këtij viti, Abdixhiku e ka takuar presidentin e Mait të Zi, Milo Gjukanoviq, në një hotel të Prishtinës. /Botapress.info/

 

Tags: KosoveMatoshiSpahiu

Të ngjashme

Kosovë

Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Lajme

Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Lajme

Dasmë brenda shtëpisë së Big Brother Vip? Tea i habit të gjithë me deklaratën: Unë do shkoj si dashnorja e …

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Lajme

Profesor Artan Fuga shtron pyetjet: A kishte dashnore Skënderbeu? A bënte ahengje në Kështjellë, a hante me duar a me lugë?

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin
  • Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë
  • Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit
  • “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve
  • Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.