Inspektorët në Gjilan, kanë gjetur mashtrime edhe në çmimet e sheqerit.Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo komunë, shkruan Botapress.info
“Duke reaguar sipas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, inspektorët komunalë kanë gjobitur me 400 euro një marketin Viva Fresh”, thuhet në komunikatë.
LEXO EDHE KETE
‘Mbushen mend’ supermarketet në Kosovë, nuk do ta besoni sa ulet çmimi i vajit tani
Çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit.
Drejtoria e Inspekcionit Komunal në Gjilan i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet, kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë. /Botapress.info/