• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

MASHTI tregon rastet kur shkollat kalojnë në mësim online

nga Bota Press
22 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rekomandimin që ka dhënë Task forca, në rastet kur një klasë apo shkollë duhet të kalojë në skenarin C, apo mësim online.

Përmes një komunikate për medie, ata kanë thënë se shkollat duhet t’i mbajmë të hapura dhe të sigurta.

Megjithatë, me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi edukativo –arsimor në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve zhvillohet sipas Udhëzuesit të MASHTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19, me obligimin që të respektohen masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK.

Udhëzuesi për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla:

“Vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës.  Brenda një shkolle mund të aplikohet më shumë se një skenar, pra disa klasë mund të punojnë me prezencë fizike dhe orar të plotë (Skenari i Rikthimit), ndërsa ndonjë klasë tjetër online (Skenari C)”, thuhet në komunikatë.

Task Forca në nivel të MASHTI, në mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2021, nxori rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) në njërin nga këto raste:

​Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase;

​Nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19;

​Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Në çdo situatë duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla.

Në rast nevoje për organizimin e mësimit online mund të shërbejnë video-mësimet që emetohen në RTK4 çdo ditë pune prej 9-16 h sipas orarit të hartuar nga MASHTI.

Po ashtu, për mësimin online shkollat mund të shfrytëzojnë platformën zyrtare ëëës.shkollat.org, por edhe platformat tjera që janë në dispozicion si: Zoom, eShkollori, Google Meet, etj.

Në institucionet e arsimit të lartë, mësimi mund të organizohet me prezencë fizike me kusht që grupet me mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

“MASHTI rithekson rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse të përcaktuara me legjislacion dhe vendime të organeve kompetente. Në kohën e sotme, mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është vaksinimi, prandaj ftojmë të gjithë nxënësit e moshës 12 vjeç e më lartë, studentët,  mësimdhënësit dhe familjarët e tyre të vaksinohen, sepse kështu sigurojmë që institucionet arsimore të mbeten të hapura dhe ruajmë shëndetin publik”, thuhet në komunikatë.

 

 

 

Tags: Ministria e Arsimit

Të ngjashme

Aktuale

Deputetja e VV-së dënohet me 3 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

11 ditë dhe asnjë takim zyrtar në SHBA, Kurti gjenë pak kohë edhe për një aheng të shqiptarëve atje

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

Rrefime të tmerrshme të ushtarëve rusë të zënë rob: Komandantët na urdhnonin t’i vrasim ushtarët tanë të plagosur

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Deputetja e VV-së dënohet me 3 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare
  • Tepricë mësimdhënësish: Orë me vetëm një nxënës
  • 11 ditë dhe asnjë takim zyrtar në SHBA, Kurti gjenë pak kohë edhe për një aheng të shqiptarëve atje
  • Kurti ‘endet’ në kompanitë teknologjike, Biden mirëpret kryeministrin grek në Shtëpinë e Bardhë
  • Bogujevci – Daçiqit: Ju jeni përfaqësues i qeverisë që më vrau të gjithë familjen

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.