Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas takimit, OTH ka treguar për masat që pritet të merren kundër Covid 19, transmeton indeksonline. Në gastronomi pritet të ketë kufizime të reja. Orari i punës do të jetë deri në 21:30.
Sallat e dasmave, klubet e natës dhe kinematë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Pra, dasma nuk do të ketë, të paktën deri 13 shtator, nëse hynë në fuqi këto masa.
Këto masa nuk kanë hyrë ende në fuqi, pritet që në ditët në vijim të merren vendimet./Botapress/