Kryetarët e komunave të Kosovë do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar për masat e reja anti covid.Kështu ka bërë të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosoëvs .
“Në orën 14 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Në takim do të jenë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë të shëndetësisë’, ka thënë Ibrahimi.
Masata anti Covid janë në fuqi deri më 26 shtator ku në mesin e tyre janë ora policore, orari i shkurtuar i gastronomëve dhe disa masa të tjera.Arben Vitia dje gjatë raportimit në Komision Parlamentar për Shëndëtësi ka thënë se Institutiti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që shkollat mos të hapen as pas 26 shtatorit, rekomandim ky që është kudërshtuar ashpër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit./Botapress/