• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Masa ekstreme kundër Qeverisë, “gjyqtarët dhe prokurorët mund të ofrojnë dorëheqje kolektive”

nga Bota Press
29 Nëntor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se Qeveria për vendimin e saj për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve po thirret në sundim të ligjit, por po e bën të kundërtën.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se pasojat e Qeverisë Haradinaj lidhur me pagat e tyre po ndiqen sot. Ka theksuar se 1,000 seanca janë anuluar brenda katër ditësh, gjë që e ka parë se duhet të jetë alarm për të gjithë.

Sipas Miftarajt, Qeveria Kurti po do që të vë në pah se ua ka rritur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve kur me këtë vendim fillimisht ua ulë e më pas me futjen në fuqi të Ligjit për paga automatikisht u rriten pagat. Këtë Miftaraj e sheh si meritë që Qeveria po do që ta marrë

“Përmes këtij vendimi Qeveria Kurti ka dashur që t’i zbresë pagat e prokurorëve e gjyqtarëve siç kanë qenë dhe me hyrjen në fuqi të Ligjit për paga, të njëjtat paga të rriten. Por, nëse ligji hyn në fuqi prapë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të jenë më të vogla se që janë sot. Nëse ky vendim nuk shpallet kundërkushtueshtues dhe nuk sfidohet nga gjyqtarët e prokurorët, mund të thuhet se kur të hyn ligji në fuqi, mund të thuhet se atyre ju kanë rritur pagat”.

Miftaraj ka treguar se masë radikale që KGJK-ja dhe KPK-ja mund të marrë nëse vendimi i Qeverisë nuk kthehet mbrapsht, është dhënia e dorëheqjeve kolektive.

“Për ne është jashtë çdo logjike, siç duket gjyqtarët dhe prokurorët në mbrojtje të pavarësisë së tyre janë të gatshëm të shkojnë ndoshta me masa ekstreme si ofrimi i dorëheqjeve kolektive i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk është se kemi parë indikacione, por çka po flitet në mesin e prokurorëve dhe gjyqtarëve pasi nuk kanë ndonjë mjet tjetër më radikal në dispozicion”, ka theksuar ai.

Duke folur për dorëheqjet në veri të vendit, Miftaraj ka shtuar se me gjyqtarët dhe prokurorët serbë presioni duhet të bëhet nga Zyra e BE-së dhe shtetet e QUINT-it të cilat sipas tij duhet të zhvillojnë dialog me ta për rikthim. Ai ka deklaruar se rikthimi i tyre nuk duhet të bëhet nga niveli politik.

Tags: kdiQeveria

Të ngjashme

Aktuale

Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Shikojeni dallimin e madh të koeficientit të pagës së policit dhe ushtarit (Dokument)

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

‘E papritur’: Edhe Hovenier shkon në takimin Kurti-Lajcak

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
  • Botohet në anglisht libri “Albanian Heroes”, ja si ta bleni kudo që ndodheni
  • Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot
  • Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes
  • Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.