Marigona Krasniqi tashmë është gati për natën e saj më të rëndësishme, atë të dasmës.
Padyshim se modelja më shumë se kurdoherë, sonte ka një shkëlqim më të theksuar.
Grimi, flokët, e deri tek fustani gjithçka është kuruar deri në detajin e fundit që ajo të duket mëse e përkryer sonte.
Fustani i modeles është hiç më pak se 10 metra i gjatë.
Dasma e Marigonës me boksierin Robin Krasniqi padyshim se do të jetë ndër më të komentuarat ndërsa këtë vit po hap edhe sezonin e dasmave nga bota e shoëbizit në Kosovë.
Marigona dhe Robini së shpejti do të bëhen edhe prindër, ndërsa dasma e tyre sonte theksohet të jetë kuruar deri në detajin më të vogël, që të duket sa më përrallore.