Martinez të shtunën mbrëma në Sheffield, e rrëzoi Galahadin fillimisht në raundin e pestë, para se ta mbyllte dilemën në raundin e gjashtë, pas vetëm gjashtë sekondave në këtë raund.
Martinez ka rrëmbyer titullin IBF në kategorinë pendël që e mbante Galahad. Galahad kishte dominuar katër raundet e para, por pas nokdaunit të parë nuk arriti ta merrte veten. Promotori britanik Eddie Hearn ka thënë se do të ketë rimeç.
“Nuk po mund të besoj se çfarë pash. Ishte një meç aq i njëanshëm. Por një grusht ndryshon çdo gjë. Kiko Martinez ka luftuar në nivelin më të lartë për 15 vjet. E dija se nuk do të ndalte së provuari. Ishte e djathtë brutale për të mbyllur meçin”, ka thënë Hearn raporton BBC.