[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Martesa më e përfolur shqiptare e vitit 2016, qifti 15-16 vjeçar nga Malisheva (Foto)



Një nga martesat me të përfolura të vitit që po e lëm pas, vjen nga një çifti i cili nuk ishte i famshëm deri ditën kur martesa e tyre u bë kryelajm.

E zbuluar nga Magazina.al, martesa e çiftit të mitur nga Malisheva, është padyshim një nga martesat më të komentuara të vitit.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, sot rrallë kush mund të mos ketë dëgjuar për këtë martesë.

Martesa e dy të miturve 15 dhe 16 vjeç nga Malisheva, ishte publikuar nga Magazina.al, më pas ajo u bë temë diskutimi në të gjitha mediat e për disa ditë edhe e emisioneve televizive.

Martesa e cila kishte thyer ligjet në Kosovë, pati aktivizuar edhe organet e rendit të cilët pas publikimit kishin marr masa duke ndarë çiftin deri sa ata të arrinë moshën madhore me të cilën e parasheh edhe ligji për martesa në Kosovë, shkruan “Magazina”.

Siç mësohet, tani çifti (emra të njohur për redaksinë) e vazhdojnë jetën e tyre, ata takohen shpesh me njëri-tjetrin, por nuk do të bashkëjetojnë derisa të arrijnë moshën madhore.