[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Martesa e policit me refugjaten irakiane- histori dashurie e vitit 2016 (Foto)



Për shumë media të huaja, kurorëzimi i policit nga Kumanova Bobi Dodevski me refugjaten nga Iraku Nura Arkavazi është histori dashurie e vitit 2016.

Takimi i parë i tyre nuk i ka ngjarë një romani. Ajo irakiane, në mesin e masës së refugjatëve në tentim për të hyrë në Serbi, në vendkalimin “Tabanocë, kurse ai pjesëtar i forcave të sigurisë, i cili vendoste rend…

Nura Arkavazi është muslimane kurde, ndërkaq Bobi orthodoks sllav, shkruan Frans Pres. Pas takimit në mars të vitit 2016, 4 muaj më pas janë martuar. Dashuria ka bashkuar refugjaten dhe policin.

Bobi kishte shkuar për ta ndihmuar Nurën dhe familjen e saj, sepse nga policët vetëm ai e kishte folur anglishten. Ai ishte përkujdesur që Nura dhe familja e saj të marrin shërbimin adekuat mjekësor.

Nura është e re 20 vjeçare, ndërkaq Bobi 35 vjeç. Ajo tani po jeton në Kumanovë, derisa familja e saj ka vazhduar për Gjermani.