[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Marsi, muaji i mbushur me ngjarje të rëndësishme për Kosovën – nga Lajçaki deri tek Qeveria e Re



Botapress 26 Shkurt- Muaji mars pritet të jetë i mbushur me ngjarje të rëndësishme për Kosovën. Fillimisht me 1 mars Kosovën do ta vizitoj i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton Botapress.

Ai do të bisedoj me aktorët politik në Kosovë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Pastaj, me 14 mars pritet që të mbahet Kuvendi i LDK-së, ku do të caktohet kryetari i ri dhe kryesia e re.

Ndërsa, për muajin mars është paralajmëruar se do të vjen kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit.

Po ashtu pritet që gjatë muajit mars pritet që të krijohet qeveria e re, që ka dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit./Botapress/