[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Marshi Protestues me moton “Ramush Haradinaj është Kosova” mbështetet nga të gjitha partitë politike



Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, sot në orën 13 përballë Pallatit të Rinisë, të New Born-i, fillon marshi protestues në mbështetje të Haradinajt.

Pjesëmarrësit e këtij marshi do të parakalojnë rrugëve të qytetit e deri te Ambasada Franceze në Prishtinë.

Marshi është paqësor dhe është i mbështetur nga pothuaj të gjitha partitë politike, organizatat dhe një pjesë e madhe e lëvizjeve qytetare e civile.

Haradinaj po mbahet në paraburgim në Francë, kjo sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndalimi dhe mbajtja e Haradinajt, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në Kosovë, në Shqipëri dhe në Diasporë.

AAK