[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Marroset pas 37-vjeçares në Durrës, por ajo çfarë bën gruaja të lë pa fjalë



Një 23-vjeçar është denoncuar në polici pasi ka shqetësuar përmes telefonit një grua nga Shijaku.

Mësohet se policia për ngjarjen në fjalë ka referuar materialet në prokuroi në ngarkim të A.D. 23 vjeç, banues në Kukës.

Burime për ‘Gazeta Express’ thanë se 23-vjeçari nga Kukësi dhe 37-vjeçarja nga Durrës janë njohur me njëri-tjetrin përmes ‘Facebook’, ku më pas kanë shkëmbyer edhe numrat e telefonit.

Por, duket se gruaja me iniciale M.S është bezdisura nga i riu nga Kukësi, dhe për këtë ka vendosur që ditën e djeshme ta denoncojë në polici.

37-vjeçarja mësohet të ketë deklaruar se i riu nga Kukësi e bezdiste shpeshherë në telefon, i shkruante edhe pse ajo ja kishte bërë të qartë se nuk e dëshironte një gjë të tillë.

Megjithatë, 23-vjeçari nga Kukësi ka vazhduar ta marrë në telefon dhe t’i shkruaj mesazhe, gjë që ka bërë që gruaja të humb durimin dhe ta denoncojë në polici.

Për rastin në fjalë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike ”.