[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Marrëveshja AAK-AKR finalizohet pas kthimit të Haradinajt në Kosovë?



Botapress, 30 Janar
Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj përfundimisht i kanë “ulur armët”. Kreu i ARK-së dhe ai i AAK-së janë të gatshëm që të bashkëqeverisin si partner të koalicionit nëse ju jepet mundësia.

Pacolli është bindur që të pranojë ftesën e Haradinajt që të jenë në një koalicion qeverisës për zgjedhjet e përgjithshme kurdo që ato mbahen, bëjnë të ditur burime të lajmi.net brenda dy partive.

Sipas këtyre burimeve, koalicioni vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare, por jo edhe për ato lokale që mbahen sivjet.

“Pacolli në parim ka qenë i pajtimit që të shkohet në koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën, megjithatë kanë qenë edhe disa detaje të pasqaruara”, thonë këto burime për lajmi.net.

Sipas tyre, pritet ardhja e Haradinajt nga Strasburgu, aty ku po mbahet deri në një vendim të ri të Gjykatës së Apelit, që të finalizohet marrëveshje dhe të dihen detajet konkrete.

Sipas zyrtarëve të dy partive, që kanë dashur të mbesin anonim, detaji më i rëndësishëm që do të definohet pas marrëveshjes në parim ka të bëjë me listën zgjedhore…

Si nga AAK po ashtu edhe nga AKR nuk kanë dashur të komentojnë zyrtarisht për “marrëveshjen” në fjalë.

Të kujtojmë se pardje, Pacolli e ka vizituar Haradinajn në Strasburg.

Po ashtu, javë më parë, Haradinaj ishte në darkë të Pacolli, pikërisht për arritjen e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.