[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Marku u përgjigjet shqiptarëve për festën me flamurin grek



Kick boxer-i shqiptar, Florian Marku, së fundmi është shpallur kampion bote në Ivanofio të Selanikut në Greqi pasi mposhti danezin Hassan Muhareb.

Në një lidhje live me “Shqiperia Ime”, Florian Marku ka deklaruar që shteti Shqiptar kurrë s’ka bërë asgjë për të.

“Nuk kam pasur asnjë ndihmë financiare e as morale nuk kam marrë nga shteti Shqiptar por unë përsëri do përfaqësoj flamurin tim sepse gjakun e kam Kuq e Zi. Mua s’më lejohet të udhëtoj në Shqipëri dhe për këtë gjë s’ka asnjë nderhyrje. Sponsorët e mi janë të gjithë grek e unë sërish ju kam dalë kundra duke ju thënë që përfaqësoj vetëm flamurin tim. Flamurin grek e ngrita sepse ma dha tranjeri dhe s’mund të peshty aty ku ha. Këtu ku jam sot jam falë tij”, deklaroi Marku