Kurti: Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sado e vogël që është Kosova ka për qëllim që ta organizojë ndërtimin e plotë institucional si Franca.
“Jam i privilegjuar të jem këtu me ju, presidentin e një shteti të fuqishëm dhe me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial të Francës për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike. Duhet t’iu shpreh edhe një herë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendosët në kuadrin e aleancës euroatlantike për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht, qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”.
“Ndihem i nderuar që do të kem mundësinë të flasë me ju për zhvillimet e Kosovës dhe mbi angazhimet tona qeveritare. Sado i vogël shteti jonë ka për mision të organizojë ndërtimin e vet të plotë institucional, shtetin e së drejtës dhe lirinë e mendimit me të njëjtën cilësi sa edhe shtetet e mëdha historikë mes të cilëve një prej modeleve më të mira është Franca”.
Macron kërkon nga Kosova që të gjejë kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka thënë se shteti i tij vazhdon të jetë një mbështetës i fortë i Kosovës. Por, ai ka kërkuar nga Kosova që të gjejë kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë.
“I inkurajoj Kosovën dhe Serbinë për t’u angazhuar si europianë për gjetjen një kompromis për t’u kthyer te ardhmja europiane. Ky sigurisht është interes i Kosovës”. Macron tha se do të mbështesë Kosovën edhe në shumë sfera të tjera si për shtet të së drejtës, ambientin e zhvillimin ekonomik
Pas Marconit, ka folur edhe Kurti.“Kosova do të jetë gjithnjë me aspirata evropiane”, ka deklaruar Kurti. Kurti e ka falënderuar për kontributin e dhënë gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë se Kosova ishte populli më i nënvlerësuar në Evropë.Ai e ka siguruar se është duke i ndjekur zhvillimet e fundit që po ndodhin në Evropë.E ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka folur për takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ai ka thënë se është kënaqësi takimi me Kurtin. Macron në një konferencë me Kurtin, ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve dhe anëtarësimin në BE. Fillon takimi Kurti dhe Marcon.
Pasi erdhi Kurti në presidencën e Francës, ata në këto momente janë duke mbajtur një konferencë për media. Në video mund ta shikoni konferencen.
Kryministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Francë. Pas pak, çasteve pritet të fillojë takimi me presidentin francez. Kurse, tani veçse ka filluar ceremonia e mirëpritjes.
Kryeministri Kurti niset drejt Parisit, ja kush po e shoqëron
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron. Në këtë udhëtim Kurtin do ta shoqërojnë edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.
Se Kosova po shkon me këtë delegacion në Paris, e ka konfirmuar vetë zv.kryeministrja Rexhepi përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e saj në Facebook. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.
Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër./Botapress/