[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maradona tregon sekretet: Drogën e fillova te Barcelona



Ish-futbollisti argjentinas, Diego Maradona, ka thënë se herën e parë kur përdori drogë ndodhi në kohën te Barcelona, kur ishte 24 vjeç.

Atë moment e konsideron si gabimin më të madh të jetës së tij.

“Isha 24 vjeç, kur kam konsumuar drogë për herë të parë. Luaja në Barcelonë. Ky ishte gabimi më i madh i jetës sime”, tha kampioni i botës me “Albiceleste” në një intervistë të dhënë mbrëmë për një program të “Canale 5”.

Po ashtu, Maradona ka shtuar se prej 13 vjetësh nuk përdor më drogë dhe pranoi se konsiderohet me fat, për shkak se po të vazhdonte ta pinte “helmin” rregullisht, sot do të kishte vdekur. /Telegrafi/