[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maradona sulmon të dashurën



Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ka pasur një përleshje me të dashurën e tij.

Sipas medieve spanjolle, trupa të shumtë të policisë kanë ardhur sot në mëngjes te hoteli “Eurostars Suite” në Madrid, pasi morën një njoftim që argjentinasi është rrahur me të dashurën.

Burimet spanjolle tregojnë se dy pjesëtarë të policisë dhe shëndetit kishin mbërritur në hotelin madrilen në ora 8 të mëngjesit. Pas, mbërritjes mjekët nuk gjetën lëndime te Maradona e as te partnerja e saj.

Ish-lojtari i Napoli është në Madrid duke pritur ndeshjen Real – Napoli në kuadër të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/