[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maradona flet për Messin, Dybalan, Higuainin dhe Buffonin



Legjenda e Napolit dhe Kombëtares argjentinase, Diego Maradona, ka folur për Serie A dhe disa lojtarë në veçanti.

Ai ka lavdëruar sulmin e Argjentinës me lojtarë si Lionel Messi, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

“Lionel Messi, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, janë lojtarë të mëdhenj”.

“Messi është më i miri, është i paprekshëm me topin në këmbë. Dybala po rritet, ndërsa Higuain po vazhdon të shënojë, por është tjetër kategori. Ai me top nuk është aq”.

“Gianluigi Buffon? Është një nga më të mëdhenjtë”, ka thënë Maradona. /Telegrafi/