• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve

nga Bota Press
20 Korrik, 2022
në Lajme, Maqedoni
ShareShareShare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të mërkurën masa të reja për përballje me krizën ekonomike.Sipas vendimit, nga 20 korriku ndalohet eksporti i grurit, miellit, drurit dhe peletit, ndërsa hiqet taksa doganore për importin e vajit për amvisëri deri në fund të vitit.

Vendimi i Qeverisë vjen pas informacioneve për dyfishimin e çmimit të druve për ngrohje deri në 80 euro për metër kub, dhe të peletit për ngrohje, nga 200 në rreth 400 euro për ton.

LEXO EDHE KETE

‘Më rrihte, më tradhtonte’: Gruaja hakmerret brutalisht ndaj burrit e privon nga jeta ndërsa ai po flinte

“Vendimi është marrë për të evituar keqpërdorimet nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve, dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun dhe qytetarët”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka propozuar masat e miratuara nga Qeveria.

Sipas njoftimit, ngjashëm është vepruar edhe me grurin, miellin dhe prodhimet tjera të grurit, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve në tregun vendor.

Ndalimi i eksportit të drithërave do të vlejë deri në fund të vitit.Megjithatë, Qeveria nuk ka dalë akoma me masa për mbrojtje nga kriza e mundshme energjetike.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se beson që Qeveria po arrin të përballojë krizën botërore dhe të mbrojë amvisëritë, ndërsa paralajmëroi edhe masa në sektorin e energjetikës.

“Së shpejti do të dalim me masa konkrete. Para dy muajsh kemi bërë thirrje për masa kursimi, por për fat të keq mund të themi se apelet sikur nuk ishin adekuate, apo nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu është edhe në të gjitha vendet tjera. Duhet të bëjmë gjithçka për të mbijetuar në këtë krizë të rëndë”, ka deklaruar Bytyqi.

Nuk dihet ende se kush do t’i ngrohë banorët e Shkupit këtë dimër, pasi BEG (Balkan Energy Group) i humbi të gjitha licencat./Botapress.info/

Të ngjashme

Kosovë

E trishtë: 12-vjeçarja në Prizren sulmohet seksualisht, arrestohet 33-vjeçari që bashkëjetonte me nënën e saj

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Kosovë

Prizren: E gërditshme: Miu në afërsi të produkteve ushqimore në “Viva Fresh”

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Kosovë

Pacienti kërcënon me armë zjarri stafin shëndetësor të Klinikës së Psikiatrisë, ndërhyn policia

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Kosovë

Kjo është gjendja në Parkun e Gërmisë një ditë pas Festivalit “Sunny Hill”

nga Bota Press
8 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • E trishtë: 12-vjeçarja në Prizren sulmohet seksualisht, arrestohet 33-vjeçari që bashkëjetonte me nënën e saj
  • Prizren: E gërditshme: Miu në afërsi të produkteve ushqimore në “Viva Fresh”
  • Pacienti kërcënon me armë zjarri stafin shëndetësor të Klinikës së Psikiatrisë, ndërhyn policia
  • Kjo është gjendja në Parkun e Gërmisë një ditë pas Festivalit “Sunny Hill”
  • FBI zbarkon në Tiranë, kjo është arsyeja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.