[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maqedoni – Nxënësit shqiptarë paralajmërojnë bojkotimin e testimit ekstern



Qendra shtetërore për provime nuk do të merret me përmirësimin e gabimeve në testimin ekstern, të paktën deri në qershor kur edhe pritet të testohen nxënësit e shkollave të mesme. Drejtorja e Qendrës , Mirushe Ahmeti,në një qëndrim me shkrim thotë se testimi dhe modeli janë përmirësuar mjaftueshëm.

E pyetur se nëse pas gabimeve të shfaqura nga testimi i fundit ekstern për maturantët do të ndryshohet modeli i testimit, Ahmeti kishte përgjigje negative.

“Duhet të bëhet një filtrim, por sistemi është funksional dhe është në gjendje më të mirë nga fillimi kur ka qenë. Është rritur kontrolli dhe korrigjimi si dhe është përmirësuar kualiteti i testimit. Modeli nuk do të ndryshojë dhe nxënësit do ti nënshtrohen të njëjtit model testimi. Më pas do të ulemi të gjitha institucionet dhe do të shohim nëse duhet të intervenohet”, thnaë nga Qendra shtetërore për provime.

Ndërkohë Unioni i nxënësve shqiptar paralajmëron bojkotimin e testimit ekstern në rast se deri në qershor nuk merren masa për përmirësimin e modalitetit.

“Pasi gabimet janë paraqitur në testimin e maturantëve, kur do të vijë radha për testimin e nxënësve tjerë, ne nuk do të presim, pasi që e dimë se do të ketë prapë gabime dhe nuk do të lejojmë që të vazhdohet ky projekt duke marrë masa që testimi të bojkotohet” tha Majlinda Çilafi, Kryetare e UNSH-së.

Testimi ekstern për nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm shkollorë, do të mbahet në muajin qershor. Këtij testimi do t’i nënshtrohen mbi 178 mijë nxënës./Alsat/