[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Manipulimet e Kurtit: Kosovarët janë refugjatë në shtëpinë e tyre



Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti po vazhdon të manipulojë me Pakon e Ahtisaarit, ashtu siç ka bërë që nga themelimi i Vetëvendosjes. 10 vjet më parë, ai kishte folur gjithçka kundër procesit të negociatave duke thënë se ato nuk do të cojnë në pavarësimin e vendit. Tani Kurti, thotë se kosovarët me Pakon e Ahtisaarit, janë refugjatë në shtëpinë e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisarit dhe tezat e Vetëvendosjes”, ku drejtues të kësaj partie opozitare numëruan padrejtësitë që besojnë se iu bënë shtetit të Kosovës me Pakon Ahtisari.Tribuna është mbajtur në 10 vjetorin e protestës ku humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisartit, tha se u krijua një fiksim me Pavarësinë si fjalë, shtetin pa e konsideruar në përmbajtjen e saj.

Dhe sipas tij, në krejt pakon e Ahtisarit një herë përmendet fjala ‘shqipja’, ‘te gjuha shqipe’, askund fjala ‘shqiptar’ përveç te fjala ‘komunitetet jo shqiptare’ dhe 37 herë fjala ‘serbe’.

Kurti tha se ishin kritikë para dhjetë viteve se shqiptarët dhe serbët konsiderohen komunitete edhe pse shqiptarët janë mbi 90 për qind e serbët 6 për qind. Pra, ai tha se sipas Pakos së Ahtisariit shqiptarët e Kosovës nuk janë as popull e as komb, sepse njerëzit në Kosovë kjo pako i quan banorë e jo qytetarë. Kurti tha se qytetari është burim i sovranitetit, ndërsa banor është status që mund ta fitojnë edhe refugjatët. Sipas tij, kosovarët po trajtohen si refugjatë në shtëpinë e tyre