• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mamografi mobil nuk shfrytëzohet nga komunat

nga Bota Press
10 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Mamografi mobil është i destinuar për të zbuluar kancerin e gjirit tek gratë në tërë Kosovën. Këtë vit interesimi për të ka qenë më i vogël, në krahasim me vitet paraprake.

Si i lëvizshëm që është, ideja e projektit ka qenë që të dërgohet nëpër secilën komunë, veçanërisht në zonat e thella rurale, atje ku gratë e kanë të vështirë teknikisht e edhe financiarisht të bëjnë kontrollin.

Mamografi mobil tash e një periudhë nuk është në lëvizje, pasi që për shkak të pandemisë COVD-19, nuk ka pasur kërkesa ta marrinë nëpër qytete të tjera. Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Radiologjisë në QKUK, Bujar Gjikolli.

Ai tha se numri total në vit i mamografëve është 1000 deri në 1500.

“Ne me vite kemi punuar që ta vetëdijesojmë popullatën përmes aktiviteteve sidomos gjatë muajit tetor duke insistuar që të vijnë gratë për kontrollim gjatë tërë vitit. Gjatë ditës deri në 10 persona paraqiten për mamografë. Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë bërë 1,044 mamografi dhe numri total në vit është 1,000 deri në 1,500. Ky mamograf në bazë të kërkesave që bëjnë institucionet shëndetësore Në Kosovë ne ua mundësojmë ta marrin. Por këtë vit për shkak të COVID-19 nuk ka pasur interesim ta marrinë”, thotë ai.

Gjikolli thotë se lista e pritjes për të bërë këtë mamografë është rreth dy javë.

“Lista e pritjes në muajin tetor është dy javë ndërsa para këtij muaji ka qenë disa ditë. Sa i përket moshës realisht janë të gjitha moshat. Shërbimi i mamografis në Klinikën e Radiologjisë nuk është mbyllë as në pandemi vetëm kur ishte mbyllja e plotë e shtetit dhe shërbimeve shëndetësore”, thotë ai.

Sipas tij duhet të kemi vit të ndërgjegjësimit dhe jo vetëm një muaj në tetor, që gratë të kontrollohen gjatë tërë vitit.

“Mamografi mobil ka kontribuar në vetëdijesimin e institucioneve dhe popullatës që është një shërbim që duhet të investojmë. Unë do të doja që të kemi vit të ndërgjegjësimit dhe jo vetëm një muaj por që gratë të insistojnë të vijnë gjatë tërë vitit, sa herë që të kenë shqetësime dhe jo vetëm në muajin tetor dhe Klinika e Radiologjisë ua ofron këto shërbime gjatë tërë vitit”, thotë Gjikolli.

Kujtojmë se Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje gjitha gratë të kryejnë kontrollet e gjirit.

Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh.

Në nëntëmujorin e parë të këtij viti është shënuar me 300 raste të reja me gra që janë prekur me kancer të gjirit./Botapress.info/

Tags: Mamografi mobil

Të ngjashme

Kosovë

Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Lajme

Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi, por i lehtësuar që dëmi u shmang

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Kosovë

Osmani në La Repubblica për ushtrinë serbe afër kufirit: S’e kemi parë në 25 vitet e fundit

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Botë

Sulm terrorist me bombë në Ankara (Pamje)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin
  • Kompleksi i Radojçiqit do shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësinë me barka (Video)
  • Prezantohet plani për aneksimin e veriut, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur
  • Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)
  • Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.