Makina bie nga kati i tretë i ndërtesës, 2 të vdekur

Një makinë elektrike në Kinë ka rënë nga kati i 3 i një ndërtese dhe si pasojë dy persona ndërruan jetë. Automjeti elektrik është i markës Nio, një kompani kineze që operon në tregun e makinave elektrike. Sipas BBC vetë prodhuesi kinez bëri me dije se automjeti ra nga kati i tretë i selisë së kompanisë në Shangai.

Ndërsa po ashtu theksoi se një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere vdiqën në aksident.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 17:20 me orën lokale, tha firma. Personat që humbën jetën ndodheshin brenda automjetit teksa ai ra nga ndërtesa.

Nio thotë se filloi menjëherë një hetim mbi incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë.Zona e katit të tretë nga ku ra makina është përshkruar në mënyra të ndryshme si një sallë ekspozite, një objekt testimi ose një parking makinash.

“Kompania jonë ka bashkëpunuar me Departamentin e Sigurisë Publike për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit. Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një aksident, (jo shkaktuar nga automjeti),” tha kompania në një deklaratë.

Fjalia e fundit e deklaratës nxiti shumë reagime në rrjete sociale, mbi 1000 të tilla. Shumë komentues nuk mund ta pranonin deklaratën se automjeti elektrik nuk është shkaktar i aksidentit. Pas reagimeve të shumta, kompania Nio u detyrua ta tërhiqte atë deklaratë dhe të publikonte një version të ri të moderuar, duke hequr fjalinë në kllapa që aksidenti nuk është shkaktuar nga automjeti./Opinion.al

ngjashme