[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Majlinda merr 50 mijë dollarë shpërblim shtesë



Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka shpërblyer 14 sportistë që e mbyllën vitin si numër 1 në botë, me 50 mijë dollarë shtesë (46 mijë euro), përfshirë këtu edhe Majlinda Kelmendin, shkruan zeri.info.

Xhudistja kosovare ndihet e kënaqur me këtë shpërblim, pasi shkëlqeu në Olimpiadëne Rios, ku e fitoi medaljen e artë, në debutimin e Kosovës në këtë eveniment madhështor. /Zëri/