[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Majlinda Kryeziu në duet me Alban Mehmetin-një hit që pritet…(Foto)



Për adhuruesit e këngës së mirëfilltë shqipe, emri i këngëtares Majlinda Kryeziu-Spahiu nuk është i panjohur . Përkundrazi me zërin, këngën e stilin e saj ka bërë që të bëhet e dëgjuar dhe e kërkuar gjithandej , shkruan Kosovarja.

Majlinda interpreton të gjitha zhanret e muzikës, por i mbetet besnike këngës së traditës, e cila gjithmonë kudo e kah do që prezantohet afron muzikë të mirëfilltë shqipe, me repertoar të gjerë të këngëve që pëlqehen e nuk harrohen, me të cilat di të tërheqë pas vetes mijëra fansa gjithandej, të cilët nuk rreshtin së falënderuari për muzikën që ajo sjell në mbrëmjet muzikore , në gazmendet e ahengjet e shumta familjare.

Majlinda gjatë karrierës së saj ka jo pak këngë e klipe, por edhe shumë të tjera edhe në bashkëpunim me këngëtarë tanë të njohur. Tani është në përgatitje të një kënge e klipi në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Alban Mehmetin , me tekst të Fatmir Mujës, e cila padyshim se do bëhet një hit i pëlqyer dhe i suksesshëm.