[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Magbule Sadri Shkodra:Akrobacionet e Presidentit



Akrobacionet e Presidentit

Presidenti nuk ka të ndalur.Me çdo kusht po mundohet që të bëhet faktor madje duke luajtur rolin e një ideatori të pajtimit.
Si mund të kërkohet nga qytetarët e Kosovës të falin e të pajtohen me Serbinë?!
Së pari Sërbia duhet t’a pranoj fajësinë për krimet që i bëri në Kosovë pastaj të kërkoj falje,të paguaj për dëmet materiale që i shkaktoi sepse për dëmet shpirtërore edhe falja nuk mjafton.Ta njohë shtetin e Kosovës dhe të ndal çdo veprim destruktiv që pengon zhvillimin e vendit tonë.Të tërheq fletarrestet pasojë e të cilave ende kryetari Haradinaj është në Francë.
Ka edhe shumë veprime të tjera që Sërbia duhet të bëjë por mbi të gjitha të ndryshoj mendësinë jo demokratike me të cilën ushqen qytetarët e saj dhe manipulon serbët në Kosovë.Por është vështirë të presim madje edhe më të voglin ndryshim për derisa ajo udhëhiqet nga bashkëpuntorë të ngushtë të Millisheviqit e Sheshelit.
Prandaj është e kotë dhe vetëm akrobacion politik për konsum ditor inciativa e Presidentit!
Zhgënjimi edhe më i madh ështe që qeveria jonë bashkërendon veprimet me qeverinë e Sërbisë duke krijuar situata artificiale si muri,treni… vetëm e vetëm që të mbesin në pushtet!
Është momenti që të pushojnë këto lojra të ndyta të cilat po i paguan populli me varfërine në të cilën mbijeton,arsimin e degraduar,shëndetësinë e shktatruar,sistem te drejtësisë që bën çdo gjë por më së paku drejtësi,korrupsion e krim të organizuar .
Vendi ka nevojë për ndryshim rrënjesor e që mund të ndodhë me zgjedhje të reja!