Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur në presidencë ku është pritur nga shefja e shtetit Vjosa Osmani, raporton Gazeta Botapress.
Maas dhe Osmani pritet t’u drejtohen mediave pas takimit.Kryediplomati gjerman pritet ta takojë edhe shefin e qeverisë, Albin Kurti dhe do të zhvillojë më pas edhe takimin me homolegen e tij Donika Gërvalla.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka publikuar edhe agjendën që do ta ketë Maas në vizitën e tij në Kosovë.
Maas do të bisedojë me krerët e institucioneve të Kosovës lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./Botapress/