[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LVV dhe AAK të vetmet që raportojnë financat



Botapress, 17 janar – Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të vetmet subjekte politike që i bëjnë publike raportet e financimit në faqet e tyre zyrtare.

Kryetari i Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Faton Topalli, njiherit edhe deputet i LVV-je në një intervistë për emisionin “Ekonomia me Erëzën”, thotë se e kanë rregulluar përmes ligjit mënyrën e financimit të partive politike, por se nuk po respektohet për shakë të mungesës së vullnetit politik.

“Ne e kemi rregulluar çështjen e financimi me ligj, por se nuk është respektuar për shkak manipulimeve dhe keqpërdorimeve që bëhet brenda tyre”, tha Topalli, transmeton Koha.net.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se nëse i shikojmë listën e tenderëve të zgjedhur, vërejmë se jo rastësisht fitues janë biznese që sponsorizojnë partitë politike.

“Njerëz që financon partitë politike shumicën e rasteve e bëjnë këtë për shkak se partitë politike ja kthejnë këtë me tender ose punësime”, u shpreh Mushkolaj.

4.2 milionë euro është shuma në total që marrin partitë politike në vit nga buxheti i Kosovës.