Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka deklaruar deklaruar mbrëmë se kryeministrin e tanishëm të vendit, Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtarë.
Duke komentuar një deklaratë të dhënë ditë më parë nga Albin Kurti se skena politike e Ballkanit Perëndimor duhet pastruar nga kriminelët e luftës, Remi tha se në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtarët, derisa shtoi se Kurtin e ka pas bashkëluftëtarë.Kjo deklaratë e ish-komandant Remit bëri bujë të madhe, e lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i lartë i PDK-së, Sami Lushtaku.
Ish-komandanti i UÇK-së, Lushtaku tha për lajmi.net se Albin Kurti as nuk ka pasur vullnetin e as guximin që të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Madje ai ka kujtuar edhe një moment të Kurtit kur i kishte vizituar pjesëtarët e UÇK-së në Likoc të Drenicës.
“E mbaj në mend kur ka ardh në Likoc e ne kemi kërku me qëndru me neve, por ai nuk ka pranuar dhe ai kurrë s’ka qenë ushtar i UÇK-së”, tha Lushtaku./Botapress/