[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lunacek përshëndet vendimin e Gjykatës për Haradinajn, thirrje BE’së të mos i marrin parasysh flet-arrestet e vjetruara të Serbisë



Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e Ramush Haradinajt dhe ka u ka bërë thirrje 28 shteteve anëtare të BE’së të mos i marrin parasysh udhër-arrestet e Serbisë.

Lunacek ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u mbajt në Francë që nga 4 janari.

 

 

Ajo ka thënë se mbajtja e Haradinajt në Francë sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, ishte krejtësisht i papranueshëm.

 

“Mbajtja e Ramush Haradinajt sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, e cila është në dialog të moderuar me Kosovën në BE, ishte krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Lunacek, derisa ka shtuar se Haradinaj ishte gjykuar edhe dy herë në vitin 2008 dhe 2010, mirëpo është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi në Hagë.

 

“Unë i bëj thirrje Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Zëvendëskryetares së Komisionit, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE’së dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhër-arrestet e Serbisë”, ka thënë Lunaçek.