[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lunaçek: Gruevski të pranojë humbjen, BE mëkate të mëdha ndaj Maqedonisë



 

 

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek,  duke komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për agjencinë austriake APA, ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë, transmeton  Klan Kosova.

 

Mes tjerash ajo ka theksuar mungesën e perspektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, do të kishte pas mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit. Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komesari për zgjerim mbështetje më aktive për formim të Qeverisë së re.

 

 

“Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomesari për zgjerim Johanes Han të mbështesin në mënyrë aktive formimin e Qeverisë së re, ndërsa Gruevskit dhe partisë së tij t’ua bëjnë qartë me dije se duhet ta pranojnë rolin e opozitës. Përkrah kësaj, BE duhet të rris angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa procesin e zgjerimit ta pozicionojnë si shtyllë kryesore të stabilitetit në rajon”, thotë Ulrike Lunaçek.