[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Luma: Vetëvendosje e pasigurtë në argumentet për ”Rastin Dehari”



Opinionisti Ernest Luma ka thënë se lëvizja Vetëvendosje! nuk po tregohet bindëse dhe aq e sigurt në lidhje me argumentet që po shfaq për ‘’Rastin Dehari’’.

Këto komente Luma i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, duke shtuar se nëse Vetëvendosje do të argumentonte bindshëm se Astrit Dehari është i pafajshëm dhe mbi të u shtrua krim, atëherë pranoi se dhe ai do të ishte pjesë e aktiviteteve për ta zbardhur rastin dhe të gjithë qytetarët tjerë poashtu.

”Nëse është ashtu sic po pretendohet se ka ndodh një krim për ‘’Rastin Dehari’’ atëherë secili do duhej të dilte para institucioneve”.

”Kemi një pasiguri të plotë nga argumentet që Vetëvendosje nxjerrin”.

”Po të ishin të sigurt në argumentet e tyre do të isha ndër të parët që do të isha pjesë e aktiviteteve të tyre”.

”Është një temë e ndijshme dhe shumë i rëndë për familjen dhe për secilin qytetarë të Kosovës. Është po aq i dhimbshëm mbi spekulimet coftë ndaj njërës palë apo tjetrës”.

”Duhet t’i besojmë një drejtësie. Rast për përmbysje të kësaj qeverie nuk ka pasur në vend më të rënd se sa ‘’Rasti i Deharit’’.

Pëveç ‘’Rastit Dehari’’ Ernest Luma shtoi poashtu se spektri politik u bë një për ngjarjen e së shtunës, ku një tren serb u nis nga Beogradi për qarkullim drejt Mitrovicës së Veriut, njofton Klan Kosova.

”Reagimet nga spektri politik pas ngjarjes së trenit, kanë qenë jo të papritura nga secili si nga opozita por edhe nga pushteti”.

”Opozita nuk ishte e heshtur, kemi parë tek dikush që e ka përshëndetur këtë vendim. Nuk e di pse Vetëvendosja ka heshtur në këtë rast”.

”Spektri politik në disa nuanca ka qenë një, duke pasur parasysh reagimet e tyre në lidhje me ngjarjen e trenit”.

”Viktimë e këtij treni ka qenë vetëm dialogu Kosovë – Serbi”.

”Nëse vazhdohet në këtë trend do të dëmtohet rëndë vendi. Edhe Brukseli edhe faktori ndërkombëtar nuk do të mbesin indiferent ndaj kësaj ngjarje”.

”Nëse Opozitën e konsiderojmë vetëm zhurmë atëherë jam dakord që vetëm Vetëvendosje është opozitë”.

”Por Opozita duhet parë në tërësinë e saj”, është shprehur Luma, në Info Magazine, njofton Klan Kosova.